Sakrifica e madhe për të realizuar ëndrrën e sportistëve

Basketboll

Sakrifica e madhe për të realizuar ëndrrën e sportistëve

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:33
Sakrifica e madhe për të realizuar ëndrrën e sportistëve

Sportistët e Kosovës për dekada të tëra kanë qenë të izoluar, madje, duke ushtruar veprimtarinë në kushte mjaft të rënda.

Përkundër kushteve shumë të rënda dhe të ndjekur nga regjimi serb, basketbolli dhe sporti në Kosovë nuk është ndalur asnjëherë dhe ka mbajtur gjallë ëndrrën, që një ditë do të jemi të lirë.

Basketbolli në Kosovë është zhvilluar në salla të Shkollave Fillore apo të Mesme dhe shumë herë në fshehtësi të plotë, me frikën se do të ndërpritej ndeshja nga xhandërmëria serbe.

Megjithatë falë burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që më pas sollën edhe intervenimin e NATO-s, sot basketbollistët e Kosovës janë të lirë dhe garojnë me sukses në arenën ndërkombëtare.

Kosova është e pranuar në FIBA dhe është e barabartë me çdo shtet tjetër, kurse basketbollistët dhe basketbollistet përfaqësojnë vendin me flamur dhe himn shtetëror. Ëndrra e shumë gjeneratave është realizuar, por e gjitha falë ushtarëve heronj të Kosovës, që kanë sakrifikuar shumë për këtë ditë.

Shumë djem dhe vasha kanë lënë gjithçka për t’iu bashkuar luftës, që sot të stërvitim dhe të luajmë lirshëm dhe pa sakrificën e tyre ne nuk do të mund të gëzonim këtë liri.

Tashmë jemi në një epokë tjetër, ku infrastruktura sportive po përmirësohet nga dita në ditë dhe çdo vit po kemi plaestra të reja dhe kushte mjaft të mira, duke kujtuar kështu gjithnjë vlerat e luftës dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Gjenerata të tëra e kanë pritur dhe kanë luftuar për këtë ditë, që sportistët e Kosovës një ditë të luajnë në arenën ndërkombëtare, të barabartë me të shteteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat