Gazeta malazeze: Podgorica firmosi me dy lojtarë, njëri është nga Kosova

Basketboll

Gazeta malazeze: Podgorica firmosi me dy lojtarë, njëri është nga Kosova

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:39
Gazeta malazeze: Podgorica firmosi me dy lojtarë, njëri është nga Kosova

Gazeta malezeze “Vijesti.me”, raporton se basketbollisti i talentuar Stefan Vukçeviç u kthye në Mal të Zi. Vukçeviç, është 17 vjeç dhe 206 centimetër i gjatë, do të luajë në Podgorica, anëtar i ri i ligës ABA 2.

Ai iu bashkua akademisë së basketbollit të Realit si një 13-vjeçar, luajti për ekipin junior të "klubit mbretëror" sezonin e kaluar, por do të regjistrojë minutat e para në vendlindjen e tij. 

Në planin e saj afatgjatë, Podgorica ka planifikuar të mbështetet te lojtarët e rinj, kryesisht nga Mali i Zi, të cilët do të fitojnë përvojë dhe përparim në një garë siç është Liga ABA 2. 

Një nga disa lojtarët më me përvojë që do të luajë në Podgoricë sezonin e ardhshëm është Mikaile Tmushiç. Ai është 27-vjeçar, i cili ka luajtur te Bashkimi e Prishtina. Ai ka lindur në Pejë, kështu që ka luajtur për kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat