Azemi: Nga Liga Kosovë-Shqipëri përfitojnë dy shtetet

Basketboll

Azemi: Nga Liga Kosovë-Shqipëri përfitojnë dy shtetet

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:22
Edmond Azemi

Analistët, trajnerët dhe basketbollistët po e përkrahin themelimin e Ligës Kosovë-Shqipëri. Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar intensivisht, që ëndrra e shumë shqiptarëve të jetësohet me formimin e kësaj lige.

Njëri nga basketbollistët më me përvojë në vendin tonë është Edmond Azemi. Edhe Edo e përkrah themelimin e kësaj lige.

“Ideja e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për formimin e kësaj lige është shumë e qëlluar. Të gjithë kemi pasur ëndërr për formimin e një Lige Mbarëkombëtare. Duke marrë parasysh që vështirë se edicionin e ardhshëm mund të luajmë në Evropë, kjo Ligë do të na shërbejë shumë. Gjithashtu është shumë pozitive që ka marrë lejen nga FIBA Evropa”, është shprehur kapiteni i Sigal Prishtinës për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollisti i Kosovës tregon çka mund të përfitojnë dy vendet.

“Ne mund të përfitojmë vetëm nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj. Basketbollistët e ri kanë nevojë për ndeshje ndërkombëtare dhe të fitojnë përvojë. Në këtë mënyrë mund të kemi një gjeneratë të suksesshme. Ndërkohë, Shqipëria do të përfitonte sa i përket tifozëve, duke marrë parasysh se sporti numër një në Shqipëri është futbolli. Besoj se Liga do të ishte shumë interesante. Klubet tona duhet tu japin hapësirë lojtarëve të rinj, derisa do të rritej interesimi në të dy vendet. Kjo Ligë gjithashtu ka shpenzime. Shpresoj se, do të ketë përkrahje financiare nga institucionet e Kosovës, por edhe sponsorët e ndryshëm”, u shpreh Azemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat