Agon Fehmiu - basketbollist i Gjeneratës së Republikës 

Basketboll

Agon Fehmiu - basketbollist i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:27
Agon Fehmiu - basketbollist i Gjeneratës së Republikës 

Sportistët dhe sportistet, kush më shumë e kush më pak dhanë kontributin e tyre në mbajtjen gjallë të sportit në vitet e 90-ta. 

Vitet e 90-ta, ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, ku përjetuan terrorin nga agresori serb. 

Gjeneratës së Republikës i takon edhe Agon Fehmiu. Ai ka qenë basketbollist dhe ka treguar lojëra të mira në at periudhë, në kohën e rezistencës. 

Fehmiu së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb dhe zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.

Fehmiu me shokë nuk e kishte të lehtë, sepse ndeshjet i luajtën në salla të improvizuara dhe vazhdimisht të kërcënuar nga pushtuesi serb.  Më e keqja ka qenë, kur kalonin postblloqet e milicisë serbe dhe kontrolli ishte i madh, duhej që të fshiheshin edhe rekuizitat sportive, për faktin se kërciste dajaku por edhe i merrnin në biseda informative.

Ai ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në kohërat më të vështira, kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat