Davis: Lakers synojnë titullin kampion

Basketboll

Davis: Lakers synojnë titullin kampion

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:53
Davis: Lakers synojnë titullin kampion

Më 30 korrik do të rinisë sezoni 2019-2020 i basketbollit, me 22 ekipet e NBA-së që do të vijojnë betejën për titullin kampion. Një nga skuadrat pretendente për titull është Lakers, që në mars kishte rekordin më të mirë në Konferencën e Perëndimit.

Trajneri Frank Vogel, pas mbërritjes në Orlando, ku do të luhen me sistem grumbullimi ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt e më pas play off-i, tha: “Gjatë 8 ndeshjeve të sezonit të rregullt do t’u jap mundësi aktivizimi të gjithë lojtarëve. Më pas do të vlerësojmë situatën nga ndeshja në ndeshje”.

“Do t’i përdorim këto sfida të para për të parë gjendjen para fazës play off. Edhe djem të rinj që kanë luajtur pak do të aktivizohen, do të kenë shansin e tyre. Në këtë periudhë është e rëndësishme të përdorim të gjitha burimet që kemi në dispozicion”, tha Vogel.

Ndërsa Anthony Davis, ylli i skuadrës, shtoi: “Shanset për titull mendoj se tani janë më të mëdha se sa në mars. Jemi shplodhur gjatë këtyre muajve dhe gati për t’u rikthyer në fushë. Këto muaj i kanë bërë mirë trupit tim, pasi pata mundësi të rikuperoj nga disa probleme dhe të jem në 100% të formës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat