Morina: Mezi pres të kthehem në Domzhale

Basketboll

Morina: Mezi pres të kthehem në Domzhale

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:55
Morina: Mezi pres të kthehem në Domzhale

Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina, është rikthyer në skuadrën e njohur sllovene, Helios Suns. Njoftimin e ka dhënë skuadra sllovene në faqen zyrtare, duke u gëzuar që ish-qendra e Sllovenisë, tashmë pjesë e Kosovës do t’i bashkohet për edicionin e ri, ku pritet të marrin pjesë edhe në Ligën ABA 2, duke qenë skuadra e vetme sllovene në këtë garë.

Morina ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe më 2012-2014 dhe 2015, kurse ka përvojë duke luajtur për skuadre tjera si Union Olimpija, LTH Castings, Maribor, Sigal Prishtina, Primorska, Sencur dhe së fundi në Hopsi Polzela.

“Morina që mund të luaj si krah qendër dhe qendër, ishte pjesë e Sllovenisë U20 në Kampionatin Evropian 2012 dhe ka tri paraqitje me ekipin Kombëtar të Sllovenisë. Me lejen e FIBA-s, ai u bashkua me Kosovën, ku është duke luajtur që nga viti 2017”, thuhet në faqen e skuadrës nga Domzhale.

“Mezi pres të kthehem në Domzhale, ku kalova një nga periudhat më të mira në karrierën time. Nuk mund të pres që të luaj përsëri në sallën në Domzhale, për të cilën kam kujtime të shkëlqyera. Shpresoj të kemi mbështetje nga tifozët, por besoj se mund të shkruajmë një histori të bukur dhe të suksesshme në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Morina për faqen e klubit slloven.

I lumtur është shprehur edhe Dejan Jakara, trajner i Helios Suns, i cili shtoi se përvoja e Gëzimit do t’iu ndihmojë shumë në sezonin e ardhshëm. Morina mund të luajë si krah qendër dhe qendër, si dhe ka përvojë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat