Telashe për Lakers – lëndohet Rondo

Basketboll

Telashe për Lakers – lëndohet Rondo

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 08:54
Rajon Rondo

Telashe të reja janë shfaqur për skuadrën e Los Angeles Lakers.

Një nga skaudrat favorite për të triumfuar këtë edicion në NBA, LA Lakers, kanë marrë lajme jo të mira lidhur me Rajon Rondo.

Organizatori i skuadrës nuk ka kaluar aq mirë në ditët e para në Orlando, pasi së fundmi ka pësuar një dëmtim.

Rondo ka pësuar frakturë në gishtin e djathtë dhe duhet t’i nënshtrohet kështu një operimi.

Si pasojë e kësaj, lojtari do të humb gjashtë deri në tetë javë. Kujtojmë se ky lëndim erdhi në seancën stërvitore të së dielës.

Mbetet të shihet nëse Lakers do të bëjnë ndonjë lëvizje për të mbuluar hapësirat e lënë nga Rajon Rondo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat