Artan Mehmeti tregon se cila është gjendja e tij me Covid 19 dhe flet edhe për edicionin e ri - Bota Sot
Artan Mehmeti tregon se cila është gjendja e tij me Covid 19 dhe flet edhe për edicionin e ri

Basketboll

Artan Mehmeti tregon se cila është gjendja e tij me Covid 19 dhe flet edhe për edicionin e ri

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:55
Artan Mehmeti tregon se cila është gjendja e tij me Covid 19 dhe flet edhe për edicionin e ri

Ish basketbollisti i mirënjohur, Artan Mehmeti, javën e kaluar ka rezultuar pozitiv me Covid 19.  
Mehmeti tha se gjendja shëndetësore është për merak. Ai foli edhe për basketboll, se si e sheh edicionin e ri. 

“Të hënën e kaluar kam rezultu pozitiv me COVID-19.
Prej fillim e deri sot nuk kam pas ndonjë shqetësim. Jam shumë mirë me shëndet, nuk kam simptome. Jam duke u shëruar në mënyrën më të lehtë të mundshme. Me kanë mbet edhe disa ditë vetizolim dhe pastaj i kthehem jetës normale.

Ju dëshiroj të prekurve me COVID-19 shërim të shpejt po ashtu edhe të tjerëve që mos të preken nga ky virus”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Si e sheh edicionin e ri në basketbollin e Kosovës? 

Image

“Sa i përket edicionit të ri basketbolli do ta vuaj shumë nga pasojat e kësaj epidemie duke filluar nga stërvitjet qe janë ndërpre pastaj gjendja ekonomike e rëndë e sponzorëve anë e mbanë Kosovës. Mendoj që ka me qenë vit shumë i vështirë për sportin në përgjithësi dhe fokusi ynë me i madh është të ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve deri sa të kalon kjo situatë e pazakontë e cila ka kaplu planetin tonë”, tha Mehmeti.

Mehmeti është prej emrave më të mëdhenj në basketbollin tonë, i takon edhe Gjeneratës së Republikës (1991-1999) dhe të pasluftës. Pak lojtar ka pasur Kosova të kalibrit të Mehmeti, ka qenë një organizator i rrallë i lojës, mjeshtër për të shënuar edhe për tre pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat