Një kartë me foton e LeBron James shitet për 1.8 milionë dollarë

Basketboll

Një kartë me foton e LeBron James shitet për 1.8 milionë dollarë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:52
LeBron James

Një “kartolinë” me fotografinë e LeBron James, e 17 vjetëve më parë, është shitur për një çmim rekord prej 1 milion e 845 mijë dollarësh, në ngjarjen e organizuar nga Goldin Auctions.

Në të portretizohet lojtari më i mirë aktual i NBA, si “rookie”, në sezonin 2003-04. Pra, kjo është kartë-fotoja e tij e parë si lojtar zyrtar i ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Image

James pati nënshkruar me Cleveland Cavaliers, klubi nga Ohio, shtet prej nga ku vjen edhe lojtari, që tashti është pjesë e Los Angeles Lakers.

Kjo llogaritet të jetë kartolina më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, nga të gjitha llojet e kartë-fotove të epokës moderne (nga viti 1980 e këndej).

Blerësi besohet se është Leore Avidar, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë nga San Francisco, Lob.com, raporton nba.com, përcjellë klankosova.tv.

Vetëm 23 versione të kartolinave për James u patën prodhuar më 2003. Kjo që u shit të shtunën, ishte e 13-ta dhe për të u shtynë në pazar 34 blerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat