Gregg Popovich ia lë vendin trajneres Becky Hammon

Basketboll

Gregg Popovich ia lë vendin trajneres Becky Hammon

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 17:10
Gregg Popovich ia lë vendin trajneres Becky Hammon

Becky Hammon trajnere e ekipit të San Antonio Spurs për një ditë. 43-vjeçarja nga Dakota e Jugut uli për një ditë në stol trajnerin legjendar të franchise-t teksan Gregg Popovich, për të marrë ajo vetë në dorë timonin e skuadrës. Të gjithë ekipet janë grumbulluar në Florida dhe janë duke bërë përgatitjet e fundit për të rifilluar ndeshjet në kampionatin më spektakolar në rruzull.

Orlando, siç dihet do të ketë privilegjin për të pritur ndeshjet e mbetura që do të plotësojnë edhe sezonin e rregullt, për të nxjerrë më pas edhe tablonë përfundimtare, me rrugëtimin që do të duhet të përshkojë çdonjëra nga 16 skuadrat e kualifikuara gjatë fazës play off për të siguruar edhe trofeun aq fort të lakmuar Larry O’Brien, me të cilin kurorëzohen ekipet fitues në NBA.

Në qytetin e tretë më të madh të Shtetit të Floridas kanë filluar prej ditësh edhe ndeshjet përgatitore parasezonale, megjithatë pikërisht në Orlando u regjistrua edhe ngjarja e shënuar e për një ditë Gregg Popovich dhe Becky Hammon ndërruan rolet. 43-vjeçarja nga Rapid City një ish-basketbolliste e famshme që ka luajtur si për përfaqësuesen e Sheteteve të Bashkuara ashtu edhe atë të Rusisë, prej 6 vjetësh punon si asistente e trajnerit të famshëm me origjinë kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat