Meta vlerëson dy ish basketbollistët e njohur! - Bota Sot
Meta vlerëson dy ish basketbollistët e njohur!

Basketboll

Meta vlerëson dy ish basketbollistët e njohur!

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 14:02
Meta vlerëson dy ish basketbollistët e njohur!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta vlerëson dy legjenda të basketbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Luan Shatkun dhe Agim Lahin të cilët kanë spikatur edhe duke mbajtur veshur fanellën e kombëtares në kohën që janë aktivizuar. Shatku e ka nisur karrierën te Vllaznia, për të luajtur më pas edhe me Partizanin. Edhe Lahi ka qenë pjesë e këtyre dy skuadrave, përveçse me 17 Nëntorin dhe Studentin.

POSTIMI I METËS – “Përherë nder dhe kënaqësi të vlerësoj personalitete të shquara të cilët me punën, talentin, përkushtimin dhe karrierën e suksesshme të tyre kanë ngritur lart vlerat tona kombëtare dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin dhe në shoqërinë shqiptare, duke u kthyer në burim frymëzimi për brezat e rinj.

Për kontributin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e basketbollit shqiptar, duke përfaqësuar denjësisht fanellat e ekipeve të tyre dhe flamurin kuq e zi në arenat ndërkombëtare, dekorova dy sportistë të mëdhenj, intelektualë të dalluar e qytetarë shembullorë, Luan Shatku dhe Agim Lahi.

Luan Shatku dhe Agim Lahi përfaqësojnë dy personalitete të shquara, jo vetëm në fushën e sportit por edhe dy pedagogë të nderuar me kontribute të shkëlqyera intelektuale.

Mirënjohje për gjithçka i kanë dhënë sportit dhe shoqërisë shqiptare, si dy modele të shkëlqyera të profesionalizmit, kulturës dhe angazhimit qytetar”, shkruhet në postimin bërë në faqen e presidentit Ilir Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat