NBA gati për rifillimin, asnjë test pozitiv

Basketboll

NBA gati për rifillimin, asnjë test pozitiv

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:27
NBA gati për rifillimin, asnjë test pozitiv

NBA do të rinis më 30 korrik, ndërsa sot e kaloi edhe pengesën e fundit, pasi që në testet e fundit për “COVID 19”, nuk kishte asnjë basketbollist i prekur nga koronavirusi.

Nga 20 e deri më 29 korrik janë kryer 344 teste në mesin e basketbollistëve dhe nuk ka asnjë test pozitiv me koronavirus.

Kjo tregon se grumbullimi i basketbollistëve në një vend, tani për tani është një lëvizje e mençur.

Në rifillimin e NBA-s, në program janë 2 ndeshje: Nju Orlins – Juta Xhaz dhe Los Anxhelos Lejkers – Los Anxhelos Klipers.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat