Faton Kurshumlija komesar i ri - Bota Sot
Faton Kurshumlija komesar i ri

Basketboll

Faton Kurshumlija komesar i ri

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:10
Faton Kurshumlija komesar i ri

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.07.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur unanimisht, si në vijim:

1. Ka emëruar Komesar të Garave të FBK-së, z. Faton Kurshumlija me mandat njëvjeçar, konform Statutit të FBK-së;

2. Ka miratuar në parim Draft-Propozicionet e Garave për edicionin e ri 2020/21 (kategorinë seniore), kalendarin e garave të Superligës së Kosovës dhe organizimin e garës përgatitore për edicionin e ardhshëm për ekipet e kategorive më të larta seniore në formë të turneut në disa qendra të Kosovës. Të njëjtat materiale do tu dërgohen të gjitha klubeve seniore që bëjnë gara në kuadër të FBK-së për komente dhe do të rikthehen sërish tek Bordi i FBK-së për miratimin përfundimtar brenda afatit statutor dhe rregullativ;

3. E ka miratuar raportin financiar për periudhën Janar – Korrik 2020;

4. Ka marrë vendim që të gjitha obligimet aktuale të klubeve ndaj FBK-së t’i "ngrijë" deri në datën e regjistrimit të tyre licencimit për edicionin 2021-22;Ka marrë vendim që të gjitha obligimet aktuale të klubeve ndaj FBK-së t’i "ngrijë" deri në datën e regjistrimit të tyre licencimit për edicionin 2021-22;

5. Ka emëruar Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe ish-përzgjedhësin e Kosova U16 dhe Kosova U20, si përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës - Femrat, ndërsa ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat