Lakers mposhten nga Toronto, nuk mjaftojne 20 pikët e LeBron - Bota Sot
Lakers mposhten nga Toronto, nuk mjaftojne 20 pikët e LeBron

Basketboll

Lakers mposhten nga Toronto, nuk mjaftojne 20 pikët e LeBron

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 08:07
Lakers mposhten nga Toronto, nuk mjaftojne 20 pikët e LeBron

LeBron James dhe LA Lakers janë mposhtur nga skuadra e Toronto Raptors.

Lakers nuk kanë arritur të sigurojnë edhe matematikisht pozitën e parë në konferencën perëndimore, pasi janë mposhtur nga Toronto Raptors me rezultatin 107:92.

Të udhëhequr nga LeBron James në parket, Lakers dështuan përballë kampionëve në fuqi.

Në këtë ndeshje, LeBron shënoi 20 pikë, për të shtuar edhe 10 kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë.

Ai pati ndihmë edhe nga Anthony Davis që shënoi 14 pikë dhe Kyle Kuzma që kontribuoi me 16 sosh.

Te Toronto më i miri ishte Kyle Lowry, me 33 pikë dhe 14 kërcime për double-double, duke qëlluar pesë herë për tri pikë, si dhe shtuar gjashtë asistime.

Kështu Lakers duhet të presin akoma për një fitore që i siguron pozitën e parë në konferencën perëndimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat