Rockets triumfojnë ndaj Bucks, shkëlqen Westbrook - Bota Sot
Rockets triumfojnë ndaj Bucks, shkëlqen Westbrook

Basketboll

Rockets triumfojnë ndaj Bucks, shkëlqen Westbrook

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:29
Rockets triumfojnë ndaj Bucks, shkëlqen Westbrook

Russell Westbrook shënoi 31 pikë dhe Houston Rockets mposhtën 120-116 Milwaukee Bucks me një mbrojtje të fortë gjatë kësaj mbrëmje.

Ishte ndeshja e 36-të me radhë që Westbrook realizon së paku 20 pikë, i cili udhëhoqi Houston në një natë të madhe ku James Harden shënoi 24 pikë.

Houston barazoi rekordin në NBA për tentimin për tre pikë (61), duke realizuar 21 prej tyre, dhe kishin 22 topa të humbur, transmeton lajmi.net.

Giannis Antetokounmpo kishte 36 pikë, 18 kërcime dhe tetë asistime për Milwaukee. Ai iu bashkua Kareem Abdul-Jabbar si lojtarët e vetëm që kanë 15 ndeshje me të paktën 30 pikë, 15 kërcime dhe pesë asistime në një sezon në 50 vitet e fundit.

Rezultatet në ndeshjet e tjera:

Brooklyn Nets 118:119 Washington Wizards
Boston Celtics 128:124 Portland Trail Blazers
Memphis Grizzlies 106:108 San Antonio Spurs
Orlando Magic 132:116 Sacramento Kings
Phoenix Suns 117:115 Dallas Mavericks. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat