Goditje e madhe për Houston, Westbrook mungon në fazën e parë të ‘Play-Off’

Basketboll

Goditje e madhe për Houston, Westbrook mungon në fazën e parë të ‘Play-Off’

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:36
Westbrook

Houston Rockets kanë mësuar një lajm të keq.

Skuadra e Rockets, pasi kanë mësuar kundërshtarin e parë në fazën ‘Play-Off’, kanë marrë edhe lajme të këqija lidhur me Russell Westbrook.

Westbrook nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij gjatë raundit të parë të ‘Play-Off’.

Organizatori amerikan ka pësuar një lëndim në muskulin e djathtë dhe ky lëndim do t’ia pamundësojë atij kontributin kundër Oklahoma City Thunder.

Për Westbrook këto ndeshje do të ishin speciale, pasi lojtari deri vonë ka mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre.

Mbetet të shihet nëse ai do të mund të kthehet së paku për ndeshjet e fundit të këtij raundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat