Toronto e Boston fitojnë sërish

Basketboll

Toronto e Boston fitojnë sërish

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 12:52
Toronto e Boston fitojnë sërish

Kanë nisur ndeshjet e dyta çerekfinale të play off-it në NBA. Në Lindje, skuadra kampione e Toronto hedh një hap tjetër drejt fazës tjetër, pas fitores 104-99 ndaj Brooklyn dhe udhëheq 2-0 serinë. Ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Brooklyn (Temple 21 pikë), që në periodën e fundit pësoi përmbysjen e kanadezëve (VanVleet dhe Poëell nga 24 pikë secili).

Po 2-0 udhëheq me ndeshje edhe Boston, që triumfoi 128-101 ndaj Philadelphia, sfidë ku u dallua Tatum me 33 pikë. Ekuilibër në Perëndim, ku triumfojnë Dallas e Utah Jazz, që barazojnë 1-1 serinë. Dallas fitoi 127-114 ndaj Clippers, ndeshje ku shkëlqyen Doncic (28) e Porzingis (23). Ndërsa Utah Jazz, falë 30 pikëve të Mitchell dhe 26 të Clarkson, mposhti 124-104 Denver.

Konferenca e Lindjes, – Çerekfinale play off

Milwaukee – Orlando, (0-1)

Toronto – Brooklyn, 104-99 (2-0)

Boston – Philadelphia, 128-101 (2-0)

Miami – Indiana, (1-0)

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

Lakers – Portland, (0-1)

Clippers – Dallas, 114-127 (1-1)

Denver – Utah Jazz, 104-124 (1-1)

Houston – Oklahoma, (0-1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat