Arben Gorani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Arben Gorani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2020 Në ora: 18:14
Arben Gorani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Basketbolli si të gjitha sportet tjera, ka qenë në shënjestër të okupatorit serb në vitet e 90-ta.

Sportistet dhe sportistët shqiptarë, në vitet 1991-1999, përjetuan terrorin e paparë nga pushtuesi serb. 
Përkundër shantazheve dhe kërcënimeve, ata asnjëherë nuk u ndalën, zhvilluan aktivitetet e tyre në fusha të improvizuara dhe salla të shkollave fillore!

Arben Gorani i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka sakrifikuar shumë si lojtarë, po ashtu ka qenë edhe ndër më të mirët në fushën e lojës, shembull se si luftohet për shtet.

Arbeni së bashku e mijëra sportistë, tregun guxim e vendosmëri dhe iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb.

Ai ndihet i lumtur që ka qenë pjesë e asaj historie sa të vështirë aq edhe krenare, për faktin se me kontributin që kanë dhënë e mbajtën gjallë sportin dhe në anën tjetër kanë sfiduan regjimin kriminal serb.     

Si mijëra sportistë edhe Arbeni ka qenë halë në sy për milicinë serbe, por në asnjë moment nuk u tremb, por me sukses e kishte vazhduar misionin e tij, duke luajtur për Pejën në vitet më të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat