Driton Grapci - basketbollist i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Driton Grapci - basketbollist i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2020 Në ora: 14:37
Driton Grapci - basketbollist i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Ta veshësh fanellën e klubit të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur ta kesh uniformën ushtarake kundër Serbisë. 

Sportistët shqiptarë treguan guxim dhe e sfiduan pushtuesin serb.

Driton Grapci i takon Gjeneratës së Republikës! Grapci - basketbollist që ka dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta. 
Grapci ka qenë sportist i sfidave dhe iu kundërvu me vendosmëri armikut serb.

Ai më mijëra sportistë dhe sportiste, zhvilluan garat në fushat e improvizuara dhe e mbajtën gjallë sportin e Republikës së Kosovës. 

Grapci u tregua i guximshëm, nuk u ndalë asnjëherë përkundër shantazheve, presioneve dhe kërcënimeve që i vinin nga kuzhina e Beogradit.

Grapci sot është krenarë për sakrificën që ka bërë dhe që ka dhënë kontributin për sportin dhe shtetin e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat