Një amerikane në Bashkim

Basketboll

Një amerikane në Bashkim

Nga: K.G. Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:38
Një amerikane në Bashkim

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni vazhdon me përforcime për edicionin e ri, që të jetë sa më i fortë në luftë për titull dhe për Kupën e Kosovës.

"Amerikania Jaleesa Avery është përforcimi i radhës në ekipin tonë për sezonin e ri. Ajo tashmë ka firmosur kontratën dhe me padurim pret të zbrakojë në Prizren.

Jaleesa (185 cm) luan në pozitat 4/5 dhe do të jetë një aset shtesë për ekipin tonë nën trapez. Në dy vitet e fundit, ajo ka qenë pjese e Morehead State University në NCAA1.

Me Jaleesan, do të jemi edhe më të kompletuar drejt synimeve në sezonini e ri. Welcome Jaleesa to Bashkimi family!", njofton KBF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat