Remzi Ramadani - gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Remzi Ramadani - gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 17:23
Remzi Ramadani - gjyqtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Remzi Ramadani, si djalosh i rrallë i asaj kohe, që nuk e kishte shoqin, nuk mendoj dy herë në vitet e 90-ta, iu bashkua armatës së sportistëve në luftë kundër pushtuesit serb.

Ramadani i takon Gjeneratës së Republikës së Kosovës. Ai ka qenë gjyqtar i sakrificës dhe me sukses drejtoi ndeshjet në fusha të improvizuara në Kampionatin e Republikës së Kosovës.

Ai ka qenë gjyqtar trim, që besa ka referuar edhe në Preshevë në një ndeshje në kuadër të Kosovës në vitet e 90-ta.

Njeriu që nuk dinte se çka është frika dhe as që mërzitej për kërcënimet që i vinin nga regjimi serb, por i grahte punës së tij si gjyqtar i Republikës. 

Ramadani është krenarë që ka referuar shumë ndeshje në kohërat më të rënda dhe edhe më i lumtur që sot Kosova është shtet dhe sporti zhvillohet i lirë, po ashtu që po marrin pjesë edhe në garat ndërkombëtare.

Remzi Ramadanit nuk i mbetet asgjë merak sepse ëndrra iu ka realizuar, Kosova është shtet, sportistët dhe sportistet i zhvillojnë garat në stadiumet dhe palestrat sportive. Sot e përcjell sportin në përgjithësi dhe shoqërohet me njerëz të besës dhe me një shoqëri të padjallëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat