Legjenda e NBA-së nis karrierën si trajner i Brooklyn

Basketboll

Legjenda e NBA-së nis karrierën si trajner i Brooklyn

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 13:35
Legjenda e NBA-së nis karrierën si trajner i Brooklyn

Skuadra e Brooklyn Nets ka konfirmuar se Steve Nash do të jetë trajneri i ri i saj për sezonin e ardhshëm sportiv 2020-2021. Lajmin e konfirmoi klubi përmes një komunikate zyrtare.

Kanadezi, 46 vjeç, ka fituar 2 herë trofeun MVP të sezonit të rregullt, kur luante me skuadrën e Phoenix. Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2015, kur luante me ekipin e Lakers. Ai është trajneri i 23-të në historinë e Brooklyn.

“Te Steve ne shohim një lider, një drejtues dhe komunikues të aftë, që do të fitojë respektin e lojtarëve. E kam takuar personalisht dhe kam mbetur i mahnitur nga ai, një njeri që e njeh mirë NBA-në, ku ka luajtur dhe ka lënë gjurmë”, tha Sean Marks, drejtori sportiv i Brooklyn.

Steve Nash ka luajtur për 18 sezone në NBA, pjesëmarrës në 8 “All Star Game”, një nga organizatorët e shënuesit më të mirë të historisë. Për meritat e tij në sport ai ka hyrë në “Hall of Fame” (Hollin e Famës) të NBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat