Houston merr fitoren e parë ndaj Lakers

Basketboll

Houston merr fitoren e parë ndaj Lakers

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 11:41
Houston merr fitoren e parë ndaj Lakers

Miami Heat kanë vazhduar me fitore në përballje me Milwaukee Bucks, duke marrë të tretën në po aq ndeshje.

Heat kanë triumfuar me 15 pikë diferencë, 115:100 në një ndeshje ku shkëlqyen në çerekun e katërt.

Bucks i mbyllen tre çerekët e parë në epërsi (29:30), (21:27), (25:30), por në çerekun e katërt Heat i shkatërruan duke i mposhtur me rezultat të thellë 40:13.

Jimmy Butler ishte më efikasi në këtë takim me 30 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Bam Adebayo me 20 pikë e 16 kërcime.

Te Bucks më i dalluari ishte qendra Brook Lopez që e mbylli takimin me 22 pikë.

Tani Miamit i duhet vetëm një fitore për të kaluar në finalen e Konferencës së Lindjes.

E ndeshja e parë gjysmëfinale në Konferencës së Perëndimit u zhvillua mes Houston Rockets dhe Los Angles Lakers.

Skuadra nga Teksasi mori fitore befasuese duke mposhtur rivalët nga Kalifornia me 15 pikë diferencë 112:97.

James Harden ishte i pandalshëm në këtë takim me 36 pikë, dy kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Russell Westbrook që shtoi 24 pikë.

Tani në serinë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, Houston udhëheqin me rezultat 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat