Lakers barazojnë serinë ndaj Houstonit, fitore shprese për Milwaukeen

Basketboll

Lakers barazojnë serinë ndaj Houstonit, fitore shprese për Milwaukeen

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e parë në ndeshjen gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit ndaj Houston Rockets.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar me tetë pikë diferencë 117:109 për ta barazuar serinë në 1-1.

Çereku i parë dhe i fundit ishte vendimtar në fitoren e Lakers, pasi skuadra e trajnerit Vogel ishte më e mirë në këto dy pjesë (36:20 dhe 27:17).

Anthony Davis ka qenë më meritori për fitoren e Lakers me 34 pikë të shënuara, 10 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 28 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime.

Tek Houston më efikasi ishte James Harden me 27 pikë e shtatë asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e dytë.

Fitore shprese ka marrë edhe Milwaukee Bucks përballë Miami Heat.

Bucks u desh të shkojnë në kohën shtesë për ta mposhtur Miamin me tri pikë epërsi 115:118 për ta ngushtuar epërsinë në 1-3.

Khris Middleton me 36 pikë, tetë kërcime e po aq asistime ishte më efikasi tek Bucks, ndërsa u ndihmua edhe nga Giannis Antetokounmpo që shënoi 19 pikë për 11 minuta lojë dhe pastaj u largua si i lënduar.

Gjithsesi Bucks kanë marrë vetëm fitoren e parë në përballje me Heat që kanë tri sosh dhe një fitore i dërgon në finalen e Konferencës. 

Rezultatet:

Miami Heat – Milwaukee Bucks 115:118

LA Lakers – Houston Rockets 117:109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat