Boston më i mirë se Toronto

Basketboll

Boston më i mirë se Toronto

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:47
Boston më i mirë se Toronto

Pas dy humbjeve radhazi, Boston Celtics u rikthyen te fitorja ndaj Toronto Raptors, duke marrë edhe avantazhin e përgjithshëm 3-2 me ndeshje. Celtics triumfuan me rezultatin e thellë 111-89 në “HP Field House” të Orlandos, në një sfidë të cilën e vunë në rrjedhën e duhur që n gjysmën e parë.

Në përfundim të gjysmës së parë të ndeshjes, Boston Celtics kishte siguruar një avantazh të konsiderueshëm prej 27 pikësh dhe morën fitoren në përballjen e pestë çerekfinale, pavarësisht përpjekjeve të kanadezëve për të reaguar në fraksionin e tretë dhe të katërt.

Jaylen Brown, Kemba Walker dhe Jayson Tatum ishin protagonistët e suksesit për Boston Celtics, që tani është vetëm një fitore larg kualifikimit për në gjysmëfinale dhe ndeshja e radhës bëhet akoma më e rëndësishme.

Los Angeles Clippers mori avantazhin 2-1 me ndeshje, pasi fitoi me shifrat 113-107 përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Denver Nuggets, në sfidën e zhvilluar në arenën tjetër të Orlandos “Advent Health”.

Nuggets patën kontrollin e lojës nga fillimi dhe u duk se po shkonin drejt fitores, por u dorëzuan totalisht në 7-8 minutat e fundit të lojës dhe panë t’u rrëshqiste suksesi nga duart, pasi Clippers bëri mrekullinë, duke shkuar nga disavantazhi prej 7 pikësh, në avantazh prej 6 pikësh, brenda pak minutash.

Serbi Jokiç bëri sërish një ndeshje mjaft të mirë për Denver, pasi shënoi 32 pikë, rikuperoi 12 topa dhe dha 8 asiste, ndërsa te Clippers shkëlqyen Paul George dhe Kawhi Leonard, të cilët udhëhoqën skuadrën drejt suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat