Shkaku i basketbollit, Vuçiqi mund të turret nesër, sidomos Edi Ramës! Ja arsyeja 

Basketboll

Shkaku i basketbollit, Vuçiqi mund të turret nesër, sidomos Edi Ramës! Ja arsyeja 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:57
Shkaku i basketbollit, Aleksandër Vuçiqi mund të turret nesër, sidomos Edi Ramës! Ja arsyeja 

Nesër edhe zyrtarisht themelohet Liga Unike e basketbollit mes dy shteteve, Kosovë dhe Shqipëri (meshkuj). Për herë të parë po realizohet një ligë Unike dhe që po e mirëpresin. 

Zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës, njofton se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së themelimit të ligës, do të jetë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

“Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE”, njofton FBK. 

A mos vallë, Vuçiqi, ish zëdhënësi i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, do të protestojë ashpër për këtë ligë. Edhe nëse proteston nuk është çudi sepse kjo i ka mbetur si pikë e zezë që nga koha kur ka qenë zëdhënës i Milloshit! 

Të kujtojmë edhe një deklaratë edhe të Edi Ramës në vitin 2014, kur ishte në Beograd: “Nuk kam ardhur këtu të flas për futboll. Ajo çfarë preferoj të flas, është për basketboll. Nga këtu propozoj një ndeshje basketbolli në Tiranë mes veteranëve serb dhe shqiptarë. Nëse Vuçiq pranon këtë ftesë, do të ishte fantastike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat