Liga Kosovë - Shqipëri, reagon ashpër mediumi serb: Kjo mund të nxitë konflikt

Basketboll

Liga Kosovë - Shqipëri, reagon ashpër mediumi serb: Kjo mund të nxitë konflikt

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:00
Liga Kosovë - Shqipëri, reagon ashpër mediumi serb: Kjo mund të nxitë konflikt

Sot (10 shtator) do të nënshkruhet marrëveshja. Sot do të hedhet e zeza mbi të bardhën. Sot do të jetësohet ëndrra e shumë shqiptarëve. Sot, është dita vendimtare.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Basketbollit e Shqipërisë (FSHB) kanë punuar një kohë të gjatë për këtë projekt madhor, që sot bëhet realitet.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Këtë temë e kanë komentuar edhe mediat në Serbi, derisa mediumi serb "Mondo.rs" shkruan se në këtë garë parashihet të marrin pjesë edhe disa klube nga Maqedonia e Veriut.

"Plani për ta stabilizuar ligën e re regjionale të basketbollit, mund ta çmendin publikun serb. Edicioni inaugurues nis në mes të muajit tetor dhe zhvillohet vetëm në kompeticionin e meshkujve", thuhet në një reagim nga mediumi serb.

"Kjo mund të nxis një konflikt në ABA League, duke qenë se ka klube që garojnë nga Maqedonia e Veriut, dhe të njejtat mund të garojnë edhe në 'Ligën Unike", thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat