Është zyrtarizuar marrëveshja historike Kosovë-Shqipëri

Basketboll

Është zyrtarizuar marrëveshja historike Kosovë-Shqipëri

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 19:50
Është zyrtarizuar marrëveshja historike Kosovë-Shqipëri

Arrihet marrëveshja historike, Kosova dhe Shqipëria me ligë të përbashkët

Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë. Duke filluar nga sot këto 2 shtete do të kenë një ligë të përbashkët në basketboll.

Pas shumë negociatave, sot, në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave.  Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë 8 skuadra (4 ekipet më të mira nga secili shtet).

Image

Po ashtu, edhe bordi sot përbëhej nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 sekretarë të përgjithshëm të të dyja federatave. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti i FIBA Europe, Turgai Demirel.

Kështu atë që nuk e bëri politika, arrin ta bëjë sporti, që “fshin” kufijtë mes dy vendeve, ndërsa basketbolli “djeg” sportet e tjera dhe bëhet i pari që bashkon dy vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat