Fetahu: Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike

Basketboll

Fetahu: Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 22:04
Fetahu: Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike

Në Tiranë është nënshkruar marrëveshja historike për formimin e Ligës Unike në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari dhe kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu.

Arben Fetahu ishte i lumtur që më në fund ky projekt madhor po finalizohet. “Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike të basketbollit.

Dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen që kanë treguar rreth kësaj lige që besoj se do të jetë shumë e veçantë dhe promotore e basketbollit shqiptar në përgjithësi. Prej ditës së parë kemi hasur në pengesa, por nuk jemi ndalur duke i tejkaluar të gjitha për ta krijuar këtë ligë që është e para mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është moment historik dhe si sporti i parë që po e bëjmë këtë lëvizje shpresoj që të hapim dyert edhe për sportet tjera për një lëvizje të tillë”, deklaroi Fetahu.

“Është një projekt, të cilin e kisha për zemër që nga dita e parë kur u zgjodha në krye te federatës dhe tani kjo liga e përbashkët ka marrë përkrahje nga të gjitha anët. Finalizimi i kësaj lige nuk ishte aspak i lehtë, por jam i bindur se liga unike do t’i bëjë bashkë të gjitha trojet shqiptare dhe promovuese për basketbollin shqiptar. Mendoj se kjo ligë do ta dërgoj basketbollin shqiptar drejt suksesit dhe jehonës”, deklaroi Avni Ponari, president i FSHB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat