Anthony Davis: Pres që LeBron të thyejë rekorde secilën lojë

Basketboll

Anthony Davis: Pres që LeBron të thyejë rekorde secilën lojë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 23:16
Anthony Davis e LeBron James

Anthony Davis nuk është më i habitur nga forma e LeBron James.

Edhe pas 17 viteve në NBA, LeBron James po vazhdon të jetë lojtari që dominon ligën.

Paraqitja spektakolare kundër Houston Rockets ka nxitur shumë reagime. Megjithatë, shoku i tij i skuadrës, Anthony Davis, nuk është i habitur. Madje, pas gjithë këtyre çfarë ka parë, ai ndihet sikur LeBron do të vendos një rekord të ri pas secilës ndeshje.

“Gjërat që ai i bën janë të pabesueshme”, ka thënë Davis.

“E kam thënë edhe herave të tjera, ndihem sikur ai do të thyej rekord secilën lojë që inkuadrohet”, shtoi AD.

Davis dhe LeBron synojnë të prijnë Lakers drejt fitores edhe në ndeshjen e katërt kundër Houston Rockets, për të shkuar në 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat