Johnson me një letër të hapur, habit për Drazhenin!

Basketboll

Johnson me një letër të hapur, habit për Drazhenin!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2020 Në ora: 14:30
Johnson me një letër të hapur, habit për Drazhenin!

Një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Magic Johnson, krijoi një miqësi të veçantë me Kroacinë gjatë kësaj vere.

Ai shijoi bukuritë e bregdetit kroat dhe kur u kthye në Amerikë, Johnson i dërgoi një mesazh personal Biserka Petroviqit, nënës së Drazhenit. Në një mesazh të shkruar me dorë, Magic tregoi se sa i pëlqente Kroacia dhe veçoi Mozartin tonë të basketbollit si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

"Kam pasur një pushim të shkëlqyeshëm në Kroaci. Ushqimi ishte i shkëlqyeshëm, vendi është i bukur dhe i pastër.

Image

Kroacia është shtëpia e një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Drazhen Petroviq! "- thuhet në mesazhin e Magic për Biserka Petroviq, e cila ishte veçanërisht e kënaqur nga mesazhi në ditën kur festonte 62 vite martesë me burrin e saj Jovan, transmeton “Jutarnjlist”.

Drazhen Petroviq ka humbur jetën tragjikisht para 27 viteve përkatësisht me 7 qershor të vitit 1993.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat