Përfundon afati, këto janë klubet e regjistruara për edicionin e ri

Basketboll

Përfundon afati, këto janë klubet e regjistruara për edicionin e ri

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 13:40
Superliga

Ka përfunduar afati për paraqitjen e klubeve për edicionin e ri 2020/2021 në basketboll. Edicioni i ri do të nisë në mesin e muajit tetor me ndeshjet e Superkupës për të vazhduar më pas me takimet e Superligës.

Në sezonin e ri në Superligë do të garojnë tetë skuadra, kurse për një vend në “play-out” do të garojnë Trepça dhe AS Prishtina.

Klubet e regjistruar për Superligë janë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Ponte Prizreni, Golden Egale Ylli, Rahoveci, Trepça, Vëllaznimi.

Ndërkohë, për Ligën e Parë janë paraqitur: Lipjani, Marigona Hill Prishtina, Istogu, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Drita, Mega Sport dhe New Basket.

Në Ligën e Dytë janë paraqitur këto skuadra: Dardanët, Dukagjini, Llapi, Borea, Gjakova, Sfera, United Basketball, Gjakova e Re, Kaçaniku dhe Fushë Kosova.

Për Superligën e Femrave janë paraqitur: Bashkimi, Kosovahome Prishtina, Penza, Trepça, Vëllaznimi, Kastrioti.

Për Ligën e Parë të Femrave janë paraqitur: Kerasan Prishtina, Drita, United Basketball, Kaçaniku, Sfera, Vushtrria, Junior 06 dhe Istogu.

Lista e ekipeve të paraqitura për kategoritë e reja:

LIGA U18: Sigal Prishtina, Peja, Ponte Prizreni, Bashkimi, Rahoveci, Golden Eagle Ylli, Trepça, Vëllaznimi, Peja DT, Ylli 04, Gjimnazisti, M Junior Prishtina, Vushtrria Basket, Istogu, RBA, Prishtina e Re, Marigona Hill Prishtina dhe Megasports.

Liga U16: Sigal Prishtina, Peja, Ponte Prizreni, Bashkimi,

Rahoveci, Golden Eagle Ylli, Trepça, Vëllaznimi, Sfera, Mitrovica, Junior 06, M Junior Prishtina, Vushtrria Basket, Golden Basket, Drita, Lipjani, Prishtina e Re, Llapi, Marigona Hill Prishtina, Megasports dhe Istogu.

Liga U14: Sigal Prishtina, Peja, Ponte Prizreni, Bashkimi, Rahoveci, Golden Eagle Ylli, Trepça, Vëllaznimi, Peja DT, M Junior Prishtina, Vushtrria Basket, Golden ISP, Lipjani, Prishtina e Re, Marigona Hill Prishtina dhe Megasports.

Liga U12: Sfera, Peja DT, Ylli 04, Trepça, Junior 06, Vushtrria Basket, Prishtina e Re, Marigona Hill Prishtina,  Megasports, Istogu, M Junior Prishtina dhe SHB Halit Hoxha.

Liga U14 (Vajzat): Junior 06 dhe Kerasan Prishtina.

Liga U16 (Vajzat): Peja DT, Junior 06, Trepça, Vushtrria Basket, United Basketball, Kerasan Prishtina dhe Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat