KBF Prishtina reagon ashpër në drejtim të institucioneve: Hapni sytë se dikur bëhet vonë!

Basketboll

KBF Prishtina reagon ashpër në drejtim të institucioneve: Hapni sytë se dikur bëhet vonë!

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:25
KBF Prishtina reagon ashpër në drejtim të institucioneve:  Hapni sytë se dikur bëhet vonë!

Klubi me renome i basketbollit dhe më i organizuari në vendin tonë, Prishtina (femrat), reagon ashpër në drejtim të institucioneve shtetërore, që ato të reagojnë sa më shpejt që është e mundur dhe ta shpëtojnë sportin, se nesër është vonë.    

“Hapni sytë se dikur bëhet vonë!

Në vend që sporti të jetë prioritet i qeverisë, po del të jetë e kundërta. Shume sportistë e sportiste dita ditës po shkojnë në drejtime tjera, pasi që nuk po shihet dritë e gjelbërt në këtë vend ku sporti po del të jetë prioritet i fundit.
Kur arrihen rezultate të gjithë vrapojnë pas tyre për të bërë një foto, dhe të mburren me rezultatet e tyre.

Në të gjithë Evropën po zhvillohen aktivitetet me praninë e shikuesve, ndërsa në vendin tonë sallat ende të mbyllura.
Duhet ditur që me këtë situatë jemi kthyer dhjetë vite mbrapa, as një hap deri me tani, asnjë lëvizje deri me tani, as një plan deri me tani se si do të veprohet ditëve, muajve ne vazhdim.

I bëjmë thirrje Qeverisë, Ministrisë së shëndetësisë, dhe organeve tjera relevante që të hapin rrugë me plane konkrete për hapjen e palestrave.

Sporti nuk do të jetë më i "rrezikshëm" se qendrat tregtare, kafiteritë e degë të tjera”, reagon KBF Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat