Leon Neziri bën një hap para në karrierë, nënshkruan kontratë të rëndësishme

Basketboll

Leon Neziri bën një hap para në karrierë, nënshkruan kontratë të rëndësishme

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:43
Foto Ilustrim

Basketbollisti i talentuar i Kosovës, Leon Neziri, ka bërë një hap para në karrierën e tij.

Ai ka arritur marrëveshje me Universitetin “Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course”, derisa njëkohësisht do të luajë edhe në Plymouth Raiders, që garon në Superligën britanike.

Neziri, i cili është paraqitur për grupmoshat e reja të Kosovës, ka folur për aventurën e re.

“Kam filluar në Universitetin ‘Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course’ edhe jam në skuadrën Plymouth Raiders që luan në British Basketball ligë. Ushtrimet i kemi filluar, kurse edicioni i ri do të filloj në muajin tetor”, është shprehur Neziri për faqen zyrtare të FBK-së duke folur edhe për synimet e tij për të ardhmen.

“Unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin për të arritur atë që dua. Synimet nuk kanë kufi apo limit, megjithatë, gjithmonë pretendoj të arrij sa më lart të mundem. Mendoj që do të kem minuta dhe mundësi të tregoj veten”, ka shtuar tutje Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat