Ylli prezanton basketbollistin Daniel Regis

Basketboll

Ylli prezanton basketbollistin Daniel Regis

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:43
Daniel Regis

Basketbollisti, Daniel Regis, është lojtar i ri i KB Yllit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas në llogarinë e tyre në Facebook.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me Daniel Regis për sezonin 2020/21”, thuhet në njoftim.

“Daniel është i gjatë 201 cm dhe luan në pozitën 4 dhe 5”.

“Sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e Esgueira në Superligë të Portugalisë, ku për 21 ndeshje, kishte 11 pikë për takim, shtatë kërcime dhe një asistim”.

Ylli është një nga skuadrat më aktive në basketbollin kosovar në tregun e transferimeve të lojtarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat