Operohet me sukses Irma Konjusha

Basketboll

Operohet me sukses Irma Konjusha

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:10
Operohet me sukses Irma Konjusha

Një nga lojtaret më të dalluara në basketbollin e femrave në Kosovë, Irma Konjusha, është operuar me sukses.

Ajo është operuar në këmbën e djathtë (impigment) dhe do t’i mungojë skuadrës së saj, Kosovahome Prishtina deri në muajin janar.

“Operimi ka shkuar mirë. Tashmë do të fillon faza e rikuperimit, që besoj se do të zgjasë deri në muajin janar. Besoj se do të rikthehem fuqishëm dhe të jem e gatshme për skuadrën. I falënderoj të gjithë për përkrahjen”, është shprehur Konjusha për faqen zyrtare të FBK-së.

Konjusha është një nga lojtaret më të dalluara në basketbollin e femrave, duke fituar disa trofe me Prishtinën dhe individual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat