Notë 10-she për FBK-në, vendim brilant për Arben Krasniqin

Basketboll

Notë 10-she për FBK-në, vendim brilant për Arben Krasniqin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:25
Notë 10-she për FBK-në, vendim brilant për Arben Krasniqin

Arben Krasniqi është shembullorë edhe si njeri edhe si sportist.

Njeriu i fjalës, i punës, i vizioneve dhe i sukseseve.
Federata e Basketbollit e Kosovës meriton komplimente të pakufishme për vendimin e sotëm, meriton notë dhjetëshe, për faktin se Arben Krasniqin e emëroi në pozitën e Drejtorit Teknik (Drejtor i Programeve të Basketbollit) në Federatën e Basketbollit të Kosovës. 

Një vendim brilant për njeriun që është shpirti i basketbollit, për trajnerin më të trofeshëm në vendin tonë. Krasniqi, një personalitet që nuk e ka shoqin dhe në vitet e pasluftës, si trajner ka qenë i jashtëzakonshëm.

Krejt në fund, Krasniqi është basketbollist i Gjeneratës së Republikës (1991-1999), që ka dhënë shumë për basketbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës. 

Krasniqi, është sportist i përkryer, i cili në vitet  e 90-ta, së bashku me mijëra sportistë sfiduan fuqishëm okupatorin serb. Vendimi FBK-së – brilant për Krasniqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat