Miami fiton edhe finalen e dytë, Boston dorëzohet në fund

Basketboll

Miami fiton edhe finalen e dytë, Boston dorëzohet në fund

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:09
Miami - Boston

Miami fitoi 106-101 ndaj Boston në finale e dytë play off në Koferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve. Edhe kjo sfidë, ashtu si e para, ishte me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Miami arriti të triumfojë në 2 minutat e fundit, ku pas barazimit 95-95 u tregua më i saktë në gjuajtje. 6 lojtarë të Miami realizuan mbi 11 pikë, përfshi të 5 titullarët.

Shënuesi më i mirë për Miami ishte Dragic me 25 pikë, mbështetur nga Adebayo me 21 pikë e 10 rebound. Për Boston u dalluan Walker me 23 pikë e Tatum me 21, por që mbetën për statistikë.

Nesër nisin finalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit, ku përballë njëri-tjetrit janë Lakers dhe Denver.

Konferenca e Lindjes, – Finale play off

Miami – Boston, 106-101 (2-0)

Konferenca e Perëndimit, – Finale play off

Lakers – Denver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat