Ky është MVP i sezonit në NBA

Basketboll

Ky është MVP i sezonit në NBA

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:18
Ky është MVP i sezonit në NBA

Burime jozyrtare kanë konfirmuar se Giannis Antetokounmp është MVP i sezonit 2019/2020 në NBA, shkruan Insporti.

Sulmuesi i Milwaukee Bucks, greku Giannis Antetokounmpo është shpallur lojtar i viti për herën e dytë radhazi sipas burimeve të NBA.

Ky çmim zyrtarisht do të prezantohet gjatë mbrëmjes së sotme ( e premte). Giannis bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që fiton MVP dhe Mbrojtësi Më i Mirë i Vitit pas legjendave  Hakeem Olajuwon dhe Michael Jordan.

Giannis Antetokounmpo pati mesatare prej 29.5 pikëve, 13.6 kërcimeve dhe 5.6 asistimeve.

Ai bëhet lojtari i 12-të që fiton dy çmime MVP radhazi pas Stephen Curry, James, Nash, Tim Duncan, Jordan, Magic Johnson, Larry Bird, Moses Malone, Kareem Abdul-Jabbar, Wilt Chamberlain dhe Bill Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat