Barkley ka një këshillë për Giannis Antetokounmpo

Basketboll

Barkley ka një këshillë për Giannis Antetokounmpo

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:19
Charles Barkley ka një këshillë për Giannis Antetokounmpo.

Charles Barkley ka një këshillë për Giannis Antetokounmpo.

Antetokounmpo gjatë kësaj jave ka fituar çmimin MVP për lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA.

Për grekun, ky është sezoni i dytë radhazi që arrin të shpallet MVP, por post-sezoni në ‘Play Off’ është pengesa për të.

Lidhur me këtë, Charles Barkley ka këshilluar atë që të mos shkojë në ndonjë super-skuadër vetëm sa për të fituar titullin.

“Nuk dua që ai të shkojë në ndonjë skuadër për t’u bashkuar me ndonjë super-yll sa për të fituar titullin. Dua që ai të përmirësohet si lojtar”, ka thënë Barkley.

“Ai është vetëm 25 vjeçar. Jordan nuk fitoi tutllin deri sa ishte 28 vjeç, njësoj edhe LeBron”, shtoi analisti i njohur dhe ish lojtari i NBA.

Antetokounmpo aktualisht është në radhët e Milwaukee Bucks dhe ditëve të kaluara është takuar me krerët e klubit për të diskutuar për përforcime të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat