Jordan pas NBA-së “zbarkon” edhe në garat Nascar

Basketboll

Jordan pas NBA-së “zbarkon” edhe në garat Nascar

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:11
Jordan pas NBA-së “zbarkon” edhe në garat Nascar

Michael Jordan është pronari i vetëm me ngjyrë i një skuadre të NBA-së (Charlotte Hornets). Gjithsesi, së shpejti ai do të bëhet një nga pronarët e paktë me ngjyrë edhe në garat Nascar.

Legjenda e NBA-së, 6 herë kampion, ka deklaruar që do të hedhë në treg një skuadër të re në kampionatin Nascar, emri i së cilës ende nuk është bërë me dije.

Për momentin, skuadra e re që do të krijohet nga Jordan do të ketë vetëm një makinë, që do t’i besohet Bubba Wallace, pilotit të vetëm me ngjyrë që garon në kampionatin Nascar.

Wallace, kohët e fundi tai është kërcënuar disa herë me jetë, duke qenë në betejën ndaj racizmit në sport. Makina e re e Jordan pritet të debutojwë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat