Lakers tregojnë fuqinë, vetëm një fitore larg finales së madhe në NBA

Basketboll

Lakers tregojnë fuqinë, vetëm një fitore larg finales së madhe në NBA

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:04
LeBron James dhe Anthony Davis

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Skuadra nga Kalifornia kanë triumfuar në ndeshjen e katërt ndaj Denver Nuggets me gjashtë pikë diferencë 114:108.

Me këtë triumf, Lakers kanë ngritur epërsinë në 3-1 ndaj Nuggets dhe i mjafton një fitore vetëm për të kaluar në finalen e madhe të NBA-së.

Anthony Davis dhe LeBron James ishin të pandalshëm ku së bashku realizuan 60 pikë.

Qendra e Lakers shënoi 34 pikë, pati pesë kërcime e tre asistime.

Në anën tjetër LeBron James e mbylli sfidën me 26 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me pikë dyshifrore te Lakers kontribuan edhe Caldwell-Pope, Dwight Howard, Rajon Rondo e Kyle Kuzma.

Te Denver më efikasi ishte fundori Jamal Murray me 32 pikë e tetë asistime, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Ndeshja e radhës zhvillohet pas dy ditëve, ku fitorja eventuale e Lakers i dërgon ata në finalen e madhe të NBA-së. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat