Vetëm një fitore larg finales së madhe

Basketboll

Vetëm një fitore larg finales së madhe

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:35
Vetëm një fitore larg finales së madhe

Vetëm një fitore larg finales së madhe. Objektivi i Los Angeles Lakers në këtë sezon të NBA ishte titulli kampion dhe deri tani gjithçka po shkon sipas pritshmërive. Ndarja tragjike nga jeta e legjendës Kobe Bryant ka shërbyer si një tjetër shtysë për LeBron James me shokë që në nder të kujtimit të Black Mambas e dëshirojnë me çdo kusht unazën e skuadrës kampione në këtë edicion.

Pas humbjes në përballjen e tretë finale të Konferencës së Perëndimit, kalifornianët reaguan menjëherë në ndeshjen e 4-t duke e çuar në 3-1 serinë e përballjeve mes tyre dhe tanimë janë vetëm një sukses larg kalimit në finalen e madhe të NBA aty ku me shumë gjasa do të kenë përballë Miami Heat.

108-114 në favor të Lakers ishte rezultati i sfidës së zhvilluar në Advenhealth Arena të Orlandos me skuadrën nga Los Angelesi që iu fal paraqitjes së shkëlqyer të Anthony Davis autor i ndeshjeje super. 34 pikë 5 rebound dhe 3 asiste koleksionoi në total ylli i skuadrës kaliforniane ndërsa mbreti James e mbylli ndeshjen me 26 pikë 9 rebound dhe 8 asiste.

Të pamjaftueshme për Denverin ndërkohë 32 pikët e realizuara nga Jamal Murray. Skuadrës nga Colorado tashmë i duhen tre fitore radhazi për të bërë një tjetër mrekulli si ajo ndaj Clippers, një mision që përballë një skuadre si Lakers duket vërtet i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat