Nixha: Liga Unike, sfidë për të gjithë

Basketboll

Nixha: Liga Unike, sfidë për të gjithë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:40
Nixha: Liga Unike, sfidë për të gjithë

Një nga personat që ka kontribuar për dekada të tëra në basketbollin e Kosovës është Masar Nixha.

Ai ka komentuar krijimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Liga Unike është sfidë për të gjithë, sidomos në këtë kohë të pandemisë. Klubet duhet të jenë shumë të përgatitura dhe gjithashtu aspekti financiar do të sfidë për klubet tona. Do të mbetet të shihet se si do të funksionojë”, është shprehur profesor Nixha për faqen zyrtare të FBK-së.

Ish-basketbollisti, ish-trajneri i njohur dhe ish-kryetari i Këshillit Profesional shpreson që Liga do të zgjerohet edhe më shumë. “Besoj se mund të rritet interesimi (Kosovë e Shqipëri), por nëse inkuadrohen edhe shtetet tjera, sidomos ato fqinje, siç është Mali i Zi apo Maqedonia Veriore interesimi mund të rritet edhe më shumë. Kjo mund të bëjë edhe më interesante këtë ligë”, shtoi tutje Nixha.

Ai është i mendimit që lojtarëve të rinj vendorë duhet tu jepet më shumë hapësirë. “Skuadrat duhet të marrin më së shumti dy lojtarë të huaj dhe në parket të paraqiten me tre basketbollistë vendorë. Lojtarëve të rinj duhet tu jepet hapësirë dhe mund të përfitojnë nga kjo ligë”, ka thënë ndër të tjera profesor Masar Nixha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat