KB Prishtina prezanton basketbollisten, paralajmëron rivalet

Basketboll

KB Prishtina prezanton basketbollisten, paralajmëron rivalet

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:33
Tolefree

Klubi i basketbollit Prishtina prezanton përforcimin e ri dhe në anën tjetër paralajmëron rivalet, se do ta kanë fjalën kryesore në edicionin e ri.  

Prishtina me trajnerin Fidan Shatri synojnë të gjitha trofetë dhe njëherësh me Alexis Tolefree do të janë edhe më të fortë.

“Alexis Tolefree "LEXX " transferi më i ri i klubit tonë.
Pas disa muajsh bisedimesh arrihet marrëveshja me fundoren amerikane Alexis Tolefree, ku për shkak te situatës me pandemi, Lexx do ti bashkohet ekipit me vonë.

Alexis vjen nga top kolegji NCAA "Arkansas Razorbacks", Lexx luan ne pozitën e fundores dhe do të jetë një mbështetje shumë e fortë për klubin tonë.

Mesatarja e Lexx ne sezonin 2019/2020 ishte :
29.9 minuta për lojë. 
16.3 pikë, 4.3 kërcime, 2.0 asistime, 1.6 topa te vjedhur.
 42.3 FG%, 40.4 3FG%, 83.3 FT%.

Lexx ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të WNBA që e kanë intervistuar dhe po e ndjekin karrierën e saj me interes. Të luash në WNBA është një nga ambiciet kryesore të Lexx, synim drejt të cilit po punon sa herë që shkel në parket ".
Mirësevjen në qytetin e Kampioneve!”, shkruan në faqen e KBF Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat