Gjithçka e qartë, liga rajonale fillon me 2 tetor! Ja kush më kë takohet

Basketboll

Gjithçka e qartë, liga rajonale fillon me 2 tetor! Ja kush më kë takohet

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:31
Gjithçka e qartë, liga rajonale fillon me 2 tetor!

Liga ABA përfundimisht do të fillojë në 2 tetor, është vendimi i Asamblesë së garave, i cili u mbajt përmes video konferencës të shtunën në mëngjes.

Më në fund u tejkaluan gjithë ato probleme të shfaqura gjatë këtyre ditëve.

Dubravko Kmetoviq u emërua drejtor dhe Milija Vojinoviq drejtor sportiv i garës.

Është hedhur shorti, në javën e parë  do të takohen Partizani - Borci, Buduçnosti - Spliti, FMP - Primorska, Cedevita Olimpija - Krka, Igokea - Mega, Zara - Mornari dhe Cibona - Cërvena Zvezda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat