Shtyhet fillimi i edicionit të ri në basketbollin vendor

Basketboll

Shtyhet fillimi i edicionit të ri në basketbollin vendor

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

FBK ka marrë vendim të rëndësishëm lidhur me sezonin e ri.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të shtyjë fillimin e sezonit të ri.

Me anë të një njoftimi, ata kanë treguar edhe arsyet për shtyrjen e sezonit, si dhe kanë njoftuar për datat e reja.

Njoftimi i plotë i FBK-së.

Vendim i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.09.2020 ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri të garave në mënyrë që t’ju jap kohë të mjaftueshme skuadrave të saj për tu përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.

Në këtë mënyrë:

– Ndeshjet e play-outit do të zhvillohen më 14 dhe 17 Tetor 2020;

– Turneu i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet prej 21 deri më 25 Tetor;

– Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë më 28/29 Tetor;

– Afati kalimtar për basketbollistë/e shtyhet deri më 5 Tetor në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat