Clippers divorcon me trajnerin Doc Rivers

Basketboll

Clippers divorcon me trajnerin Doc Rivers

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:02
Clippers divorcon me trajnerin Doc Rivers

Doc Rivers ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së LA Clippers, detyrë të cilën e ka kryer prej vitit 2013. Ka qenë vetë trajneri ai që ka publikuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, një lajm që ka befasuar të gjithë në NBA.

Skuadra e Clippers konsiderohej si favorite për titullin kampion këtë sezon në NBA, por ekipi nga Los Anxhelosi u eliminua në gjysmëfinalet play off të Konferencës së Perëndimit (u eliminua nga Denver).

Një eliminim i papritur, të cilën trajneri e ka “paguar” shtrenjtë. “Falënderoj këtë klub, lojtarët e tifozët që më kanë mirëpritur dhe më kanë mbështetur këto vite, duke krijuar një ekip fitues”, tha Rivers.

Më tej, trajneri kampion me Boston në vitin 2008, tha: “Kur pranova këtë detyrë objektivi im ishte të realizoja të gjitha këto arritje dhe të fitoja titullin. Mjaft nga objektivat i arrita, por jo të gjithë. Ndjej keqardhje për mënyrën se si u mbyll ky sezon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat