Seminar i suksesshëm me trajnerë të njohur

Basketboll

Seminar i suksesshëm me trajnerë të njohur

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:52
Seminar i suksesshëm me trajnerë të njohur

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) gjatë fundjavës ka organizuar seminarin me trajnerë të njohur.

Në këtë seminar Online, kanë ligjëruar Don Showalter, Drejtor i zhvillimit të basketbollistëve të rinj pranë ‘USA BASKETBALL’, Mike Kelly, Trajner i Cairns Taipans (Australi)-trajneri i vitit 2020 në Australi, Cody Toppert, Ndihmëstrajner në Universitetin e Memphisit dhe Roberto Iezzi, Trajner kondicional i Hapoel Jerusalem.

Albert Sylejmani nga SHTBK ka thënë se ky ishte një ndër seminarët më të mirë, që është organizuar në vitet e fundit. Sylejmani shtoi se trajnerët kanë ndarë përvojat e tyre me trajnerët e Kosovës.

Ky seminar u mbajt për dy ditë, ku për shkak të Covid-19 është mbajtur Online, derisa kanë marrë pjesë 56 trajnerë të Kosovës. Sylejmani nënvizoi se për trajnerët që nuk kanë marrë pjesë do të ketë masa ndëshkuese nga Bordi i SHTBK-së.

Trajnerët pjesëmarrës janë ndarë të kënaqur shumë me seminarin nga Shoqata dhe FBK-ja.

Ky seminar ishte i vlefshëm për licencim, njëkohësisht i fundit para kursit nga FIBA. “Ne presim të organizojmë shkollimin e trajnerëve, i cili do të jetë në kuadër të programit të FIBA-s. Shtëpia botërore e basketbollit ka pranuar të mbështet trajnerët e Kosovës dhe është obligative të ndiqet nga të gjithë trajnerët e Kosovës, pavarësisht kategorisë.

Gjithashtu jemi duke përkthyer Manualin e Dytë dhe më pastaj të fillojmë me Manualin e Tretë, që është i fundit dhe të përkthejmë të gjitha librat nga FIBA, që nga niveli i parë deri tek ai profesional.

Për fund, dua të theksoj se, ne si Shoqatë jemi të lumtur, që Arben Krasniqi është emëruar Drejtor Teknik në FBK. Është personi i duhur të na përfaqësoj dhe personi më adekuat për këtë pozitë”, u shpreh Sylejmani për faqen zyrtare të FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat