Shteti diktatorial, me urdhër të presidentit arrestohet basketbollistja

Basketboll

Shteti diktatorial, me urdhër të presidentit arrestohet basketbollistja

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:34
Shteti diktatorial, me urdhër të presidentit arrestohet basketbollistja

Basketbollistja më e mirë e Bjellorusisë, Jelena Leuchenka, është arrestuar pse ka folur kundër diktaturës së presidentit të shtetit Alexander Lukashenko. 

Leuchenka është një nga sportistet që nënshkroi një memorandum kundër presidentit aktual të Bjellorusisë dhe për shkak të kësaj ai urdhëroi arrestimin e saj.

Policia e arrestoi atë në aeroportin e Minskut kur ajo u përpoq të largohej nga vendi. 

Image

Sipas mediave bjelloruse, ka një urdhër edhe për tri herë medalisten olimpike Alexandra Herasimenya, e cila është gjithashtu një nga atletet që nënshkroi memorandumin kundër diktaturës së Lukashenkos.

Klubi i hendbollit Viciaz Leon refuzoi të luante ndeshjen e tij kundër Masheka në kampionatin Bjellorus derisa Leuchenka të lirohet nga paraburgimi. Disa media raportojnë në Bjellorusi, se ajo u arrestua për shkak se ka marrë pjesë në protestat e opozitës dhe ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat